Ambasadorja Yuri Kim duket se pasditen e sotme e ka kaluar nën shoqërinë e të rinjve pranë liqenit të Tiranës.
Një hapësirë e re në Parkun e liqenit i është kushtuar lojës me tenis për fëmijët e grupmoshave të ndryshme.
Ambasadorja duket se sot i është bashkuar lojës së tyre të tenisit. Fotot i ka publikuar ajo vetë në rrjetin social Instagram.
“Kalova kohën më të mirë në parkun e fëmijëve te liqeni. Nikola dhe Ina, ishin të angazhuar në një ndeshje intensive ping pongu. Unë dhe shoqja e tyre Mariam ishim ndër spektatorët.
Në mes të rrugës, gjuajtësja e Inës u thye. Çfarë bën Nikola? Ai këmbëngul të marrë gjuajtësen e thyer për vete. Ina fiton një pikë. Atëherë çfarë bën ajo?
Ajo tani këmbëngul të marrë gjuajtësen e thyer. Ne nuk e dimë kush fitoi në fund të fundit, por nuk kishte rëndësi sepse qeshnim shumë – duke luajtur fort, duke djersitur, duke bërë shaka dhe duke bërë fytyra pa kuptim.
Unë madje pata një shans për të luajtur një ndeshje me Edin (të cilit i erdhi keq për mua, mendoj). Faleminderit, fëmijë, për sportivitetin! Ju jeni më të mirët!!!”,- është shprehur ambasadorja Kim, e cila duket se kohët e fundit mesazhet më të rëndësishme po i jep nëpërmjet fëmijëve.
View this post on Instagram
g.kosovari