Ambasadat e SHBA dhe BE në Tiranë kanë uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në mesazhet e tyre, SHBA dhe BE mes të tjerash urojnë që kjo festë të sjellë shpresë për qytetarët.
“Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA në Tiranë! Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere. Festofshim së bashku këtë ditë të fillimeve të reja, ndërsa vazhdojmë të luftojmë COVID-19 dhe të njohim kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve shëndetësorë të cilët do ta kalojnë këtë të ditë të shenjtë duke punuar për të ruajtur shëndetin e komuniteteve tona”, thuhet në urimin e ambasadës së SHBA.
“Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve orthodoksë shqiptarë! Ju urojmë një Pashkë të shenjtë e cila mbush jetën tuaj me gëzim, pozitivitet dhe paqe”, thuhet në mesazhin e BE.
g.kosovari