Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së Arben Dedjës. 42-vjeçari plagosi me armë zjarrin pronarin e fasonerisë në Fushë-Krujë. Arrestimi i tij u bë i mundur mëngjesin e sotëm nga policia e Krujës.
Pas sulmit të ndodhur, Dedja ka shkuar vetë, rreth orës 18:50, për të marrë ndihmën e parë shëndetësore në qendrën shëndetësore në Fushë Krujë dhe nga aty është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
NJOFTIMI:
Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë. Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjene djeshme në lagjen “Sinur” Fushë Krujë.
g.kosovari