Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në aeroportin e Rinasit, ku është përfshirë avioni i një linje ajrore.
Sikurse bëhet me dije, një avion ka bërë frenim të detyruar në mes të pistës së aeroportit. Bëhet fjalë për një linjë qe do të nisej mbrëmë nga Tirana për në Londër, raporton A2.
Në momentin e nisjes, avioni ka marrë shpejtësi tej normave të lejuara, ndaj piloti është detyruar të frenojë beftas.
Kjo ka shkaktuar panik te pasagjerët, por nuk ka raportime për të lënduar. Një tjetër linjë ka marrë më pas pasagjerët për ti dërguar ata në destinacionin e tyre./ b.h