Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se zgjedhjet nuk janë mbyllur ende pasi sipas tij opozita do të mbrojnë vullnetin e sovranit deri në rinumërimin e votës së fundit.
Vasili deklaron se çdo kërkesë për dorëheqje apo analizë e nxituar ndihmon kundërshtarin të fshehë krimet zgjedhore. Sipas Vasilit kushdo që njeh lojën e kundërshtarit është i shitur te ai.
“Zgjedhjet vazhdojne dhe opozita ka detyre te mbroje vullnetin e sovranit deri ne rinumerimin e votes se fundit. Cdo kerkese per doreheqje apo analize e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve te fshehe krimet zgjedhore dhe legjitimoje manipulimet e bera.
Ndaj detyra e tere opozitareve te perqendrohemi te rinumerimi dhe transpareca e cdo vote. Ndryshe kushdo qe ben lojen e Satrapit te zgjedhjeve te lira dhe eshte i shitur te ai”, shkruan Vasili.
Kujtojmë se Vasili arriti të merrte vetëm 361 vota në Tiranë. / b.h