Miratimi i rritjes së akcizës për birrën vendase vitin e ardhshëm shkaktoi jo pak presion tek disa prodhues vendas por edhe te opozita.
Megjithëse akciza u rrit për këtë produkt, ajo është gjithsesi më e ulët se sa akciza për birrën e importit.
Deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigjet akuzave të opozitës, duke dhënë edhe një sqarim përkatës se për çfarë bëhet fjalë. Ai thotë se qeveria mbron prodhimin vendas siç janë prodhimet bujqësore.
“Prej ditësh, të udhëhequr nga një gazetë, Berisha, Basha, deputetët e tyre po flasin për sulm ndaj “prodhimit vendas”!!
Për të thënë të vërtetën; Ne e subvencionojmë “prodhimin vendas” atje ku ai është:
Në Bujqësi, ku jo vetëm aplikojmë mbrojtjen nga produktet e importit, por edhe duke subvencionuar bujqit me 20% te vlerës së çdo produkti të tyre;
Ndaj prodhimi bujqësor dhe eksportet bujqësore janë rritur si kurrë më parë në 25 vite.
Ne manifakturë, ku ofruam, miratuam, tani është në veprim një paketë e tërë qe ul kostot dhe ka rritur prodhimin, madje duke kthyer një pjesë të tatim fitimit të paguar për të rritur këtë industri;
Ndaj prodhimi i tekstileve apo këpucëve dhe eksporti i tyre është rritur si kurrë më parë në 25 vite.
Ne përpunimin e mineraleve, naftës, bakrit, krimit, duke çliruar produktin nga ngarkesa e rentës minerare, veçanërisht e rëndësishme si mase tani apo kurdo qe çmimet e mineraleve në tregjet ndërkombëtare shkojnë me rënie;
Ndaj prodhimi i mineraleve po vijon të rritet edhe përtej konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare të çmimeve.
Në biznesin e vogël, prodhim e shërbime, ku për herë të parë në 25 vite po ofrojmë për biznesin qe operon sot, por edhe për çdokënd qe kërkon të ngrejë biznesin e tij këtu, prodhues e te shërbime, tatim zero lekë.
Edhe për birrën vijojmë të ofrojmë mbrojtje;
Për cilindo prodhues nën 200 mijë hektolitra kemi një akcizë që arrin në 400 lekë, ndërkohë që për çdo prodhues mbi 200 mijë hektolitra kemi një akcizë 600 lekë.
Askush nuk e thotë këtë të vërtetë.
Ulërima e njërit prej prodhuesve që deh me birre Berishën e Bashën, me gjoja direktive evropiane, as ja vlen te dëgjohet, hiç.
Direktiva flet për prodhim artizanal, jo për prodhim industrial siç ky në këtë vend.
Nejse, përtej së gjithës vlen një raport:
Ne po mbrojmë prodhimin masiv vendas, në bujqësi, manifakturë, minerale, energji, si dhe gjithë sipërmarrjen e vendit.
Mbrojmë edhe tre prodhues birre.
Berisha e Basha pse dehen?!!”, shkruan Braçe në Facebook.