Një aksident me vdekje ka ndodhur në Zharrëz të Fierit. Makina ka përplasur një motor, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.
Policia njofton se rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi Ervin Sinanaj, 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Ardian Hoxhaj, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ b.h