Deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur sot procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sipas mediave, Grupi Parlamentar Socialist ka nisur mbledhjen e firmave për të iniciuar një hetim për Presidentin e më pas për shkarkimin e tij.
Raportohet se sot ka mbërritur një mesazh në celularët e deputetëve, ku thuhet mes të tjerash se PS ka vendosur të iniciojë procedurën e shkarkimit të Presidentit.
“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.
Kjo është hera e dyta që Ilir Meta përballet me procedurë shkarkimi. Edhe nëse Kuvendit do të vendos për shkarkimin e Metës, fjalën e fundit pritet ta japë Gjykata Kushtetuese.
/a.r