Panik në ajër mbi qiellin e Greqisë. Një aeroplan pasagjerësh që po udhëtonte drejt Izraelit dhe një alarm për bombë kur ndodhej mbi hapësirën ajrore greke.
E përditshmja greke “Protothema” raporton se aeroplani ishte nisur për fluturim nga aeroporti JFK në New York me destinacion Izraelin.
Por kur ndodhej mbi qytetin grek të Heraklio dha informacion se dyshohej që në bord të kishte bombë.
Menjëherë u aktivizua mekanizmi i alarmit dhe avionë luftarakë grekë u ngritën në fluturim. Aeroplani me pasagjerë hyri në hapësirën ajrore të Greqisë rreth orës 09:00 sipas kohës lokale.
Katër avionët luftarakë grekë F-16 shoqëruan aeroplanin e nisur nga Shtetet e Bashkuara. Për fat të mirë, nuk ndodhi asnjë incident dhe sipas informacioneve të fundit, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Izrael.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të verifikuar informacionet që flisnin për dyshimet për bombë.
/a.r