Listat gjysëm të hapura kanë një të mirë: Ato tregojnë se sa të votuar janë kandidatët.
Dhe, për herë të parë ne kemi mundësinë të shohim realisht, peshën e çdo politikani.
Taulant Balla, p.sh, aq i stigmatizuar nga opozita, rezulton në fakt politikani më i votuar në vend, me plot 21 mijë vota, çka tregon se të paktën në terren, perceptimi nga realiteti janë krejt tjetër gjë.
Edhe Arben Ahmetaj, aq i sulmuar nga opozita, ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, duke u renditur në pesë më të votuarit në Tiranë.
Ndërkohë, interesant është fakti se në Kuvend, ka dhe nga ata që do të hyjnë me një numër qesharak votash.
Vangjel Dule p.sh, ka marrë veç 847 vota.
E megjithatë ai do të bëhet deputet, ndërsa fjala vjen Ori Nebiaj, që ka marrë afërsisht 6 mijë vota, jo.
Ndërsa kandidatja për ministre të Brendshme, Monika Kryemadhi, edhe pse pretendon se drejton një parti të madhe, nuk ka arritur të marrë dot as 2500 vota në Tiranë, çka tregon realisht se çfarë mendojnë njerëzit me të.
Ajo ka marrë më pak vota se kandidati i pestë, Përparim Spahiu, i cili nuk do të jetë në Kuvend./ TemA
g.kosovari