Një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë demokratëve të cilët votuan PD, duke shtuar se ata do të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë.
“Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve për t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.”, shkruan përmes një postimi në rrjetin e tij social, duke pranuar kështu zgjedhjet e 25 prillit.
Shehaj shprehet se do të punojë çdo ditë për t’i shërbyer interesit publik.
Agron Shehaj ishte një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare, duke fituar kështu mandatin.
Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 59 mandate në të gjithë vendin.