Kryeministri Edi Rama i ka propozuar kryedemokratit Lulzim Basha që të vrasë babanë e tij politik, Sali Berisha.
I ftuar në “Opinion”, Rama u ndal në temën e liderit teksa tregoi se edhe të tjerët janë bërë liderë duke vrarë babanë e tyre politik, teksa përmendi veten e tij me paraardhësin Fatos Nano dhe Angela Merkel.
Teksa fliste, Rama propozonte tërthorazi që Basha të vriste babanë e tij politik dhe më pas ta respetkonte e të këshillohej me të. Sipas Ramës, respekti për babanë politik vjen pasi ta vrasësh atë.
“Nuk ka lider nëse nuk vret babanë tënd politik. Edhe uën e kam respektuar Fatos Nanon, e kam respektuar dhe këshillohem me të, por respekti vjen pasi ta vrasësh. Ta vrasësh politik po themi. Angela Merkel e vrau babanë e saj. E mori e nxorri jashtë nga partia Helmut Kohl-in. Saliu rri atje. Njeriu ikën dhe thotë vazhdo ti, jo ikën dhe rri ti, ti bëj këtë e atë. Dy rrugë ka, o ti je lider dhe ikën dhe thua ju zgjidhni e ju mbështes, ai që rri atje duhet vrarë. Lulzim Basha duhet të ishte dikush tjetër, ta zgjidhte dhe të rrinte në Lalëz me kalamajtë, jo e vuri këtu dhe i thotë jam dhe unë,”- tha Rama.
g.kosovari