Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e sotme në Vlorë, ku një person tië armatosur tentoi të grabisste një argjendari.
Sipas infromacioneve të, mësohet se grabitja e argjendarisë ka dështuar. Autori doli nga argjendaria me një çantë të mbushur me bizhuteri dhe qëlloi me armë në ajër.
Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë duke bërë të mundur arrestimin e tij. Nga të shtënat me armë nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar armën dhe bizhuteritë e grabitura. Për ngjerjen në fjalë ka reaguar edhe policia e vlorës e cila bën me dije se ka arrestuar një nga autorët ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.
Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari