Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, raporton abcnews.
Nuk dihet ende kur do të zhvillohet takimi i planifikuar mes ambasadores dhe kryedemokratit, por pritet të mbahet gjatë kësaj jave. Më herët sot, kryediplomatja amerikane u takua me kryeministrin Edi Rama.
Lëvizjet e ambasadores së SHBA vijnë gjithashtu katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë qeverisës./ b.h