Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje me Ali Meçi nga Shahinaj i Shijakut, të cilit i është rindërtuar shtëpia pas dëmtimeve nga tërmeti që “tronditi” vendin tonë 2 vite më parë.
Në videon e publikuar shfaqet Meçi i cili fillimisht tregon përjetimet e tij të tërmetit dhe çadrën në të cilën ka jetuar, pasi shtëpia e tij u dëmtuar rëndë.
“Pas tërmetit të 26 nëntorit bëra një barake të vogël ku u strehova deri sa më erdhi çadra. Për 10 ditë u vendos çadra dhe u sistemuam aty. Jetonim 7 persona, vështirësi kishim, por s’kishim çfarë të bënim”, thekson Meçi.
Ai shprehet se kur u informua se do t’i rindërtohej shtëpia në gusht, ishte pesimist.
“Në gusht filloi rindërtimi, cik si pesimist isha por kur u bë më shkriu gjaku ”, u shpreh Meçi.
Më pas në video u shfaqe pamje të shtëpisë së re e cila u ndërtua për 4 muaj.
“Shtëpia është ndërtuar për 4 muaj. Ndërtesa është 3 plus 1 me sipërfaqe 105 metra katrorë shtëpi.” “Jam shumë i kënaqur”, tha ai./ b.h