Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar në këto momente një takim në Kryeministri me Ramën.
Kjo është vizita e saj e parë, pasi Rama siguroi mandatin e tretë qeverisës.
Një ditë më parë, Kim e uroi kryesocialistin për fitoren dhe shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin.
Ende nuk dihen arsyet e vizitës së ambasadores amerikane këtë të enjte në Kryeministri.
g.kosovari