Dështimet në zgjedhjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e PD që të marrin masa për zgjedhjet e 25 prillit duke hedhur miliona lekë jo vetëm për sponsorizime në rrjete sociale, por dhe për blerjen e votave përmes shpërndarjes së pakove ushqimi.
Fiks Fare solli mbrëmjen e djeshme dëshmi me video se si PD kishte angazhuar gjatë fushatës në këto zgjedhje gjithë mekanizmin e shitblerjes së votës.
Në zyrën e shtabit të Partisë Demokratike në Laprakë, një ditë para zgjedhjeve,bashkëpunëtorët e Fiks Fare kanë kapur makina të cilat mbushnin bagazhet me ushqime e më pas i shpërndanin.
Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën.
Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote.
Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill.
Brenda zyrës së shtabit elektoral të Laprakës në dyshemenë e saj duken qartazi edhe pakot e shumta me ushqime.
g.kosovari