Rikthimi në shtëpinë e vjetër LSI, nuk ka rezultuar i suksesshëm për deputetin Lefter Maliqi.
I renditur i shtati në këtë qark ai ka arritur të marrë 627 vota, ndërsa partia për të cilën ai kandidonte nuk mori asnjë mandat në Berat. Kjo bën që Maliqi të mbetet automatikisht jashtë kuvendit, ashtu sikurse edhe Ardit Çela, i pari në listat e LSI në Berat.
Maliqi nisi fushatën në Berat më shumë se një muaj e gjysmë para zgjedhjeve kur dhe deklaroi se LSI do të marrë tre mandate në këtë qark.
Lefter Maliqi, ka qenë deputet në Parlament që prej 2005-s. Ai ka përfaqësuar në Kuvend LSI dhe më pas Partinë Demokratike. Ai ishte në listën e deputetëve që nuk pranuan të djegin mandatin pas vendimit të opozitës për të dalë nga Kuvendi.
g.kosovari