Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, prej mbrëmjes së të martës ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët.
Deri në orën, 19:00, në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe më shumë mundësi që kandidatët të kalojnë herësin, janë numëruar 334 kuti nga 1243 në total dhe Fatmir Xhafaj po shkon i sigurt drejt mandatit edhe pse renditej i 23-ti në listë.
Xhafaj ka marrë deri tani 7783 bashkë me votat e njësisë 10, ku numërimi ishte elektronik. Pas tij renditet Balluku me 6997 vota.
Në listën e Partisë Demokratike, më i votuara deri tani është kryetari i Partisë Lulzim Basha me 5240 vota. Ndërkohë, i dyti në listë si më i votuari është ngjitur Agron Shehaj me 4221 vota./ b.h