Teksa të gjithë demokratët nuk kanë pranuar zgjedhjet, Flamur Noka ka bërë të kundërtën.
Ai ka postuar një fotogra me dy gishtat lart ku vlerëson fushatën dhe rezultatin.
“Falenderim dhe mirënjohje pa ku për çdo banor të Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherit që besoi, mbështeti dhe votoi PD dhe ndryshimin! Falenderim special nga zemra për Kamzën dhe Paskuqanin, që mbështeti si asnjëherë tjetër Partinë Demokratike!
Komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit tanë janë heronjtë e votës së lirë dhe qytetarët që nuk iu nënshtruan presionit dhe korruptimit shtetëror janë shpresa e këtij vendi se beteja për demokracine dhe ëndrrën për Shqipërinë si Europa mund dhe do të fitohet.
E diela ishte një sprovë e rëndësishme për ne dhe në Kamëz e Paskuqan triumfuam si njerëz të lirë. Beteja jonë e përbashkët për demokracinë do te ketë përkushtimin tim të plotë. Mirënjohja dhe falenderimi im është i pakushëm për secilin prej jush” shkruan Noka.
Por zërat në PD që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës janë shtuar, ndërsa Sali Berisha sot kërkoi një analizë të thellë për të nxjerrë përgjegjësitë./ b.h