Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami një nga 10 rmëtarët e peticionit që kërkojnë shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka ngritur një akuzë të fortë ndaj kryedemokratit.
Akuza e ngritur është se listat e kandidatëve për deputetë në PD janë blerë me para.
“U shkallmuan rregullat e PD, u prishën listat, u blenë me para. Paguhen para e këto zëra qarkullojnë haptazi me PD-në. Unë po them se janë paguar para dhe atëherë dhe tani. Nuk ndërtohet një parti në këtë mënyrë. Mos kërkoni ndonjë parti prokurori. Kjo është çështje opinioni brenda PD-së, le ta dalë Lulzim Basha ta hedhë poshtë.
Kur ta mësoj do ta them konkretisht, pasi me të dëgjuar e kam. Kur nuk respektohet statuti, e bën një listë dhe i vë logo tjetër; Basha heq logon e PD-së, e i vë Shqipëria e re. Çfarë do të ndodhë? Nëse nuk reflekton do të vijmë prapë kur jemi këtu, do të ketë përsëri humbje zgjedhjesh edhe pas katër vitesh”, tha Imami në studion e Top Talk./ b.h