Kandidati me nr. 2 në listën e PD në qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, deklaron se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen nga opozita shqiptare.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai thekson se “paratë e krimit trukuan frymën e votës shqiptare!”.
“Pushteti lokal e qëndror me ndihme sociale, punësime abuzive, legalizime e shtëpi tërmeti ndërhyri kudo për të trukuar vullnetin për ndryshim!”, shkruan ai.
Gjekmarkaj paralajmëron se përballja po vjen, duke u shprehur se: “Do t’i përzëmë hajdutët e votës nga zyrat e shtetit dhe nga jeta e këtij kombi!”.
Deklarata e plotë:
Shqipëria në rrezik!!
Shteti dhe maa në Shqipëri janë bërë një!
Strukturat maoze të Edi Ramës masakruan procesin elektoral!
Kudo natën në cepa lagjesh në qytet në fshtra nën mbrojtjen e policisë shpërndanë para , kërcënuan, premtuan, gënjyen për votën!
Paratë e krimit trukuan frymën e votës shqiptare!
Pushteti lokal e qëndror me ndihme sociale, punësime abuzive, legalizime e shtëpi tërmeti ndërhyri kudo për të trukuar vullnetin për ndryshim!
Kjo është historia më e shemtuar e manipulimit të votave në Europë, qysh nga viti 1922 në Itali dhe 1933 në Gjermani!
Të drejtat civile varen nga humori i të fortëve!
Procesi elektoral është operacion nanciar, nuk është më ide, program, skuadër apo lider!
PD është në provën e saj më të madhe të ekzistencës!
Ajo duhet të hyjë në llogoren ku mbrohet pluralizmi dhe jeta!
Opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha do t’i prijë kësaj beteje në sheshet shqiptare, derisa regjimi të bjerë dhe vota të kthehet!
Opozita nuk do kompleksohet nga burokratët e ambasadave ajo do të degjojë shqiptarët dhe t’i përgjigjet sdës së korrupsionit me sdën e Demokracisë!
Opozita do të marrë në dorë fatet e Demokracisë dhe të Zgjedhjeve!
Këto zgjedhje nuk do të njihen.
Ato duhen pështyrë!
Do t’i përzëmë hajdutët e votës nga zyrat e shtetit dhe nga jeta e këtij kombi!
Përballja po vjen!