Fitimet industriale të Kinës u rritën me 137 për qind gjatë periudhës janar-mars në rreth 1.83 trilionë juanë (281.3 miliardë dollarë), ndërsa kërkesa për lëndë të parë u rrit së bashku me rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike, sipas të dhënave nga Drejtoria Shtetërore e Statistikave.
Në mars, fitimi i ndërmarrjeve të mëdha industriale të Kinës u rrit në 711.18 miliardë juanë me një rritje prej 92.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ekonomia u godit rëndë nga epidemia COVID-19.
Firmat e mëdha industriale në Kinë u referohen atyre që kanë një qarkullim vjetor biznesi prej të paktën 20 milionë juanësh nga veprimtaritë e tyre kryesore.
Rritja e mprehtë e fitimeve industriale në tremujorin e parë u nxit kryesisht nga fitimet në rritje në sektorin e prodhimit të lëndëve të para, sipas statisticieni Zhu Hong.