Dy në Shkodër dhe një në Tiranë. Tre janë deputetët që fitoi PSD e drejtuar nga Tom Doshi, i cili menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit njoftoi lëvizjen e papritur duke dhënë dorëheqjen dhe njoftuar se deputetët e partisë së tij janë gati për koalicion me PS-në.
Por cilët janë tre kandidatët e PSD-së në Tiranë dhe Shkodër?
Në qarkun verior të vendit, si pasojë e dorëheqjes së Doshit, në parlament shkojnë Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi, ndërsa në Tiranë Gertjan Deda, gjithmonë nëse kandidatët poshtë në listë nuk thyejnë hersin.
Aktualisht PS ka 74 mandate, bashkë me 3 të PSD do të shkonte 77./ b.h