Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka nisur takimet zyrtare në Bruksel. Përmes një postimi në Tëitter, Kurti ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, me të cilin, përveç të tjerash, ka biseduar edhe për liberalizmin e vizave për Kosovën.
Ai thotë se me kryeministrin e Belgjikës kanë rënë dakord edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
“Nisa vizitën time dyditore në Bruksel, shtëpia e institucioneve të BE-së, me një takim bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo. I ndava prioritetet tona për punësim dhe drejtësi, përkushtimin tonë ndaj BE-së dhe kërkova me ngulm liberalizimin e vizave. U pajtuam që ta rrisim bashkëpunimin ekonomik”, tha Kurti.
g.kosovari