Arben Mema, qytetari i cili tentoi të shtypë qytetarët me makinë në sheshin Skënderbej ka dalë ditën e sotme përballë gjykatës. Përballë trupit gjykues, Mema ka thënë se ende nuk i ka dalë pija e se atë që bëri në shesh nuk e kishte me të keq.
‘S’më ka dal ende pija! Se bëra me të keq, do ikja djathtas mu kthye makina majtas’– është shprehur Mema.
Nga ana tjetër Gjykata ka lënë në burg Memën, i cili mesditën e 25 prillit terrorizoi qytetarët me makinë në sheshin ‘Skëndërbej’.
Mema u fut ditën me makinë në sheshin ‘Skënderbej’ duke terrorizuar qytetarët. Ai u ndalua nga qytetarët të cilët ishin në shesh. Video nga momenti kur Mema u fut me makinë pranë tendave të vaksinimit u shpërnda menjëherë në media, si dhe bëri bujë të madhe në mediat ndërkombëtare. Mema ka qenë i arrestuar më parë dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.
g.kosovari