Sipas MeteoAlb: Paraditja dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në veri dhe qëndër POR në rajonin jugor mbetet me kthjellime.
Mesdita sjellë vranësira të shpeshta dhe reshje shiu të karakterit lokal në zonat Veriore dhe Lindore. POR sërisht pasditja sjellë dominim të kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë orët e para të ditës në republikën e Kosovës. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar reshje të izoluara shiu. Mbrëmja ri-kthen kthjellimet.
Maqedonia e Veriut
Moti në MV gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare ku më të dukshme paraqiten në zonat veriore duke sjellë reshje të izoluara. Mesdita dhe pasditja ri-kthejnë kthjellimet në MV.
g.kosovari