Ish-nënkryetari i KQZ-së në 1997, Fatos Klosi, thotë se ndryshimet e shpeshta në kodin zgjedhor nuk kanë sjellë baraza për palët pjesmarrëse në zgjedhje.
I ftuar në emisionin ‘Ajsberg’ në MCNTV, Klosi shton se shtetet fqinje kanë bërë ndryshime në kod dhe kanë mbyllur njëherë e mirë çështjen e favorizimeve.
‘Çdo kod duhet t’i vendosi palët në kushte të barabarta, por sa herë ndryshon kjo nuk ndodh. Kush është shumicë e ka më të thjeshtë të aprovoi një ndryshim.
Nuk është ndryshim ai që kondicionohet nga nevojat dhe jashtë interesave. Shtetet rreth nesh kanë bërë ndryshime dhe kanë gjetur stabilizime. Te ne kjo nuk ka ndodhur. Shembulli është hapja e listave. Është bërë një gjysmëhapje,’-u shpreh Klosi.