Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, ashtu siç është deklaruar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, do të dalë brenda 48 orëve.
Kjo sepse procesi i numërimit ka vijuar me ritme të larta, ku deri më tani janë numëruar mbi 93% e votave dhe Partia Socialiste e ka të sigurt fitoren.
Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 86 % e votave ku PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marr 48.6 % të vota ose 18 mandate.
PD ka marrë 39.1 % ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe e Tom Doshit merr një mandat me 2.9 %./ b.h