Partia Socialiste ka dalë fitues në qarkun e Elbasanit. Socialistët prijnë me 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 6 mandate.
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka siguruar asnjë mandat në këto zgjedhje.
Pas numërimit të kutive të votimit për partitë në 511 qendra votimi në total, ka nisur gjithashtu edhe numërimi i votave të kandidatëve për secilën parti. Kështu ka filluar edhe “sfida e heshtur” mes kandidatëve për të kaluar herësin.
Sipas të dhënve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në këto momente kandidati më i votuar nga PS për qarkun e Elbasanit është Besion Ajazi. Ky i fundit është i treti në listë dhe ka siguruar 4836 vota. Pas tij renditet Taulant Balla me 2838 vota, ndjekur nga Saimir Hasalla me 2223./ b.h