Në qarkun e Korçës ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku Partia Socialiste siguroi 6 mandate, ndërsa PD 5.
Pas përfundimit të numërimit, kandidati i PD Edmond Spaho ka deklaruar se në këtë qark u arrit objektivi, për të marrë 5 mandate.
“Sapo ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Korçës. PD ka realizuar objektivin në këtë fushatë. Kemi marrë 5 mandate me një rritje 20% të votave në krahasim me vitin 2017. Falenderoj qytetarët që na mbështetën në këtë fushatë të vështirë dhe strukturat e PD. Duke i dhënë alternativa qytetarëve të këtij qarku”, u shpreh Spaho në një prononcim për mediat.
g.kosovari