Partia Socialiste është fituese në Belsh dhe Prrenjas. Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ-në 53 në Prrenjas, ku PS fiton me 5315 vota.
Partia Demokratike merr 2968, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, 1234 vota.
Po ashtu ka përfunduar numërimi i votave në Belsh. Nga rezultati, duket qartë se qytetarët e Belshit kanë zgjedhur Partinë Socialiste, më 5552 vota.
Partia Demokratike merr 3946 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 145 vota./ b.h