Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku ka thënë një deklaratë për mediat duke treguar se koalicioni opozitar nga votat e numëruara deri tani në njësin 2 ka thyer këtë të bastioni të PS-së prej 12 vitesh.
Tabaku e cilëson LSI-në si të djathtë. Ajo shprehet se po t’i mbledhesh votat e PD dhe LSI, të dyja bashkë kanë fituar bastionin e majtë.
“PD-ja kur ende është numëruar më pak se gjysma e kutive ka rekuperuar më pothuajse 2800 vota krahsuar me zgjedhjet e vitit 2017.
Koalicioni opozitar këtu në degën 2 kryeson për herë të parë pas 12 vitesh, duke thyer një bastion të majtë.
PD-ja bashkë me LSI-në është pothuajse 400 vota para. Trendi do vazhdojë të jetë i njëjti,” tha kandidatja për deputet e PD-së, Jorida Tabaku.
/a.r