Spartak Ngjela ka shkruar në Facebook sa i përket atmosferës së fundvitit në Tiranë. Sipas tij, kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka realizuar atë që ngjela e quan ‘karakter arab të ndriçimit’.
“E pashë me interes dhe kënaqësi ndriçimin festiv të Tiranës sonte…ishe i bukur…por më impresionues ishte fakti që kryetari Velia e kishte “flakur” krejt nga mjedisi karakterin arab të ndriçimit festiv që ishte deri vjet. Sukses kundër otomanizmit, është kjo arritje. Kryetari i ri duhet ta kthejë në sistem shrrënjosjen e karakterit oriental të Tiranës. A do ta bëjë dot?” – shkruan Ngjela.