Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ me numër 76 në Përmetit, ku janë numëruar 46 kuti.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb”, se në këtë Bashki fituese është shpallur Partia Socialiste ku ka siguruar 3.466 vota.
E dyta është renditur Partia Demokratike me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.
Kujtojmë se më herët, Partia Socialiste është shpallur fituese në Bashkitë e Pustecit, të Memaliajt si dhe në Njësinë 10 në kryeqytet.