Drejtuesi i PS në Elbasan, Taulant Balla shprehu falenderime dhe mirënjohje për qytetarët. Ai tha se votimi do të mbarojë shumë shpejt.
Balla u shpreh se në Elbasan do të ketë një rezultat historik për këto 30 vite pasi PS do të marrë mbi 90 mijë vota dhe 9 mandate.
“Patronazhistët na kanë mundësuar rezultatin më të lartë në Elbasan në 30 vite. Jam shumë i sigurtë që në kuti PS ka përtej 90 000 votave, që do të na mundësonin mandatin e nëntë në Elbasan”, u shpreh
Balla.
Më tej, Balla tha se numërimi do të ecë pa vonesa.
“Na duhet që procesi i numërimit të ecë normalisht, me qetësi, partitë nuk ka nevojë të jenë të gjitha të grumbulluara për të dëmtuar procesin. Mendoj që numërimi do të ecë shpejt dhe pa vonesa. Pasi të kemi
konrmuar rezultatin në nivelin politik, të nisë procesi i numërimit edhe për kandidatët. Fakti që u dhamë mundësi votimi për kandidatët, bëri që të kishte pjesëmarrje masive në votime”, deklaroi Balla./ b.h