Beteja e ndarjes së mandateve mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në kryeqytet do të jetë garë deri në momentin e fundit, sipas Exit Poll-it të Top Channel.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndajnë midis tyre 17 mandate, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim merr 2 mandate.
PS ton 44.6% të votove, ndërsa PD 46.4% të votave. Partisë Demokratike i duhen 4000 vota për të marrë mandatin e 18- të, dhe nëse ndodh është përmbysja më e madhe që ka pasur kryeqyteti, thotë gazetari Baton Haxhiu. Ai shton se PS-ja mund të marrë një mandat, por kjo duket e vështirë. Megjithatë, shumë analistë mendojnë se Tirana do ndahet barazim.
Vetë Erion Veliaj, drejtuesi i fushatës së PS, tha se sipas llogarive të tyre, Tirana do tohet nga socialistët./ b.h
Keshtu eshte kur Exit pollin e organizon Baton Haxhiu. Dua te shoh Batonin te pertype flamurin E Vetevendosjes kur te shohe Majkon dhe Xhafajn ne parlament.