Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, u shpreh se beson se deri nesër në mesditë apo pasdite do të kemi rezultatet për partitë politike, për të vijuar mandej me kandidatët.
Duke komentuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, Balla tha në një intervistë në “News24” se ajo është sipas pritshmërive të Partisë Socialiste. Ai tha se me këtë pjesëmarrje duhet të kishte qenë i 9-ti në listën e PS-së.
“Gjej rastin të falënderoj të gjithë qytetarët të Elbasanit, të gjithë qarkut, për qytetarinë e treguar, për pjesëmarrjen që është për ne sipas gjithë pritshmërive tona, dhe besoj që edhe minutat në vijim, më pak se 100 minuta në vijim, pjesëmarrja të jetë më e lartë. Ku secili fton votuesit e vet, unë ftoj tanët të përdorin këto minuta që kanë mbetur për të ushtruar votën e tyre dhe për të na dhënë një mbështetje më të madhe se sa na kanë dhënë deri tani. Me përjashtim të momentit të identifikimit biometrik, pjesa tjetër është…
Nga ana e PS janë respektuar të gjitha rregullat. Të vetmit që janë shtyre në disa qendra votimi janë disa persona që vijnë nga krahu tjetër. Unë dua t’ju garantoj që nga ana e PS nuk ka pasur asnjë shkelje të asnjë norme të vendosur nga Kodi Zgjedhor apo rregullorja e KQZ. Të presim të mbyllim procesin e votimit me kujdes dhe pastaj të filloj procesi i numërimit. Dhe besoj që deri nesër në mesditë, apo deri nesër në këtë orë të kemi rezultatet për partitë politike. Dhe pastaj të filloj numërimi sa i përket kandidatëve”, tha Balla.
g.kosovari