Komisioneri në Kavajë ka mbyllur para orarit zyrtar qendrën e votimit. Për këtë akt të tij, gazetarët iu drejtuan duke e pyetur se se përse e bëri diçka të tilllë, kur është në shkelje të ligjit.
Komisioneri me tone të larta u shpreh se ka pritur pesë orë në qendrën e votimit por nuk është paraqitur asnjë votues. Ai tha se e di shumë mirë se njerëz ka në këtë vend, e se nuk vjen asnjeri për të votuar.
“Nuk ka njeri. 100 shpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar. E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991”, u shpreh komisioneri.
g.kosovari