Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bashkinë Maliq, ku një simpatizant i Partisë Demokratike ka ushtruar dhunë ndaj dy votuesve.
Mësohet se në fshatin Vashmi, vëzhguesi Drini Qyllalli i PD ka qëlluar me karrige burrë e grua brenda një Qendre Votimi, duke u shkaktuar lëndime.
Çifti mësohet të jetë simpatizant i Partisë Socialiste dhe Qyllalli ka pretenduar se po kryhej votim familjar.
“Ata më goditën. Do të votonte nëna dhe nuk e lejuan në atë moment dhe e shtynë plakën e goditën. Janë dy vëllezër, djemtë e kryeplakut”- tha kryefamiljari.
Ky është incidenti më i shëmtuar, i shënuar në vend që prej çeljes së votimeve.
/a.r