Kreu i KQZ i tërhoqi vëmendjen presidentit Meta të mbajë vendin e tij dhe të mos përzihet në procesin zgjedhor. Në një deklaratë të shpërndarë, Celibashi dha një paralajmërim për këdo që prish heshtjen zgjedhore dhe ndërhyn duke i dhënë vetës të drejta që nuk takojnë me ligj: “Është e palejueshme që gjatë ditës së votimit të ndërhyjnë përfaqësues partiakë, dhe, ose drejtues të institucioneve, pavarësisht rangut”.
Kjo deklaratë i drejtohej drejtpërdrejt në radhë të parë presidentit Meta, i cili pati dalje të shpeshta e të paargumentuara në Tiranë, Elbasan, Shijak e gjetkë. Celibashi i kujton në këtë mënyrë që në ditën e votimeve të drejtën e fjalës e kanë qytetarët nëpërmjet votës dhe askush tjetër. Dhe presidenti në këtë ditë është thjesht një qytetar i thjeshtë dhe ka fuqi vetëm me votën e tij personale. Askush nuk ia jep të drejtën presidentit të marrë pozicionin e garantuesit të procesit zgjedhor.
Procesi zgjedhor është përgjegjësi vetëm e KQZ. Kush tjetër kërkon të ndërhyjë vetëm do të pengojë dhe të fusë shkopinj ndër rrota KQZ, institucionit kushtetues . Ddhe kjo ndodh nga një president që e ka jargavitur Kushtetutën me përbetimet e avujve të alkoolit.
/JavaNews/A.Rada