Një tjetër incident është shënuar në zgjedhjet parlamentare, në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi në Korçë.
Sikurse raportohet një zgjedhës ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i Partisë Demokratike.
Kjo ka bërë që mes tyre të ketë një konfrontim fizik, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete dhe fletën e votimit./ b.h