Histeria e Ilir Metës kundër zonjës Juri Kim, ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, pason po të njëjtën urrjetje të Sali Berishës për ambasadorët amerikanë që nga Withers e deri te Lu.
Histeria e Ilir Metës kundër zonjës Juri Kim, ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, pason po të njëjtën urrjetje të Sali Berishës për ambasadorët amerikanë që nga Withers e deri te Lu.
Pas viteve ’90 është hera e dytë që SHBA-të janë të pranishëm në Shqipëri si vend aleat e mik dhe si një nga partnerët kyç e strategjikë të Shqipërisë. Kur kam lexuar librin e Harris Silajxhiç (Haris Silajxhiç – SHQIPËRIA DHE SHBA në arkivat e Uashingtonit, Dituria, Tiranë, 1999) për marrëdhëniet amerikano-shqiptare, kam kuptuar, sidomos, pse SHBA-të treguan interes për Ballkanin dhe për Shqipërinë, interes që arriti kulmin me presidentin Wilson. Pas Luftës së Dytë Botërore, zhvillimet e mëpasme na lanë jashtë ombrellës amerikane dhe këtu nuk është rasti të tregojmë përse. Ata u larguan prej nesh, por edhe gjatë kohës së diktaturës, izolimi i Shqipërisë dhe dalja nga Traktati i Varshavës e përzënia e rusëve nga Shqipëria, ishin një sinjal që edhe diktatura i çonte në një farë mënyre Amerikës. Pra, edhe diktatori Enver Hoxha, megjithëse fliste natë e ditë kundër imperializmit amerikan, në fakt, identifikoi si armikun themelor të shqiptarëve rusët dhe sllavët. Dhe po të dëgjosh fjalimin e tij të vitit 1982 e kupton se edhe dikatatori Enver Hoxha, ndërsa kërcënon sllavët që po shtypin vëllezërit kosovarë, i paralajmëron ata se ju kurrë nuk do të kaloni nga Shqipëria për në Europë. Pra, edhe diktatori Enver Hoxha ishte më i qartë në politikën gjeostrategjike.
Vetëm pas vitit 1990 në jetën shqiptare u shfaqën dy politikanë antishqiptarë që dërgojnë mesazhe në Rusi e në Beograd dhe u kundërvihen SHBA-ve. Ata janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Është e çuditshme, por politikani i parë që i është kundërvënë amerikanëve është Esad Toptani. Siç mësojmë nga libri i Silajxhiçit, që përmenda më sipër, në vitin 1915 « Fondi për Ndihmë Shqipërisë » kishte nisur një anije me ndihma në Shqipërinë e dërmuar nga lufta. Anija mbërrin në portin e Durrësit. Esad Toptani e akuzonte Uilljam Huardin, kapitenin e anijes, si të lidhur me princ Vidin. I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Beograd, Xhorxh Lolilard kërkon që ky rast të hetohet. Por Esad Toptani e largoi Hauardin nga Durrësi dhe më 18.12.1915 e largoi edhe me forcë anijen « Albanija ». Amerikanët nuk protestonin dot sepse Lolilard nuk ishte i akredituar në qeverinë shqiptare. (f. 9).
Tani përsëritet e njëjta frymë nga dy politikanë që, për fat të keq, janë zgjatim i arketipit të politikanit shqiptar që kanë punuar kundër interesave të Shqipërisë.
Edi Rama, jo vetëm që përfaqëson Shqipërinë europiane dhe Shqipërinë që ka si partner strategjik SHBA-të, por kurrë nuk e ka cënaur këtë marrëdhënie me ta. Mjaft të kujtojmë rolin e tij në stabilizimin e forcave politik shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, rolin e tij prej lideri në Ballkan për të kuptuar se ai është pjesa e Shqipërisë ku identifikohemi të gjithë. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Aleanca më e madhe e vendeve të Perëndimit, NATO-ja, të zhvillojë në Shqipëri stërvitjen më të madhe në Ballkan duke na vendosur përfundimisht në atë krah të historisë që e kishim ëndërruar që nga koha e Skënderbeut, në anën e Perëndimit.
Në një botë të pasigurtë, me Kosovën e pavaruar, roli i shqiptarëve në Ballkan ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe, më në fund, ne kemi në krye të shtetit një lider që ka gjithë besimin e Perëndimit. Në anë tjetër, është e shkuara dhe e keqja e historisë shqiptare e mishëruar të Berisha Meta dhe te Lulëzim Basha.
Reagimi i prerë i zonjës së nderuar Yuri Kim për të mos përgjakur zgjedhjet në Shqipëri dhe kërcënimi i hapur që ajo i ka bërë Ilir Metës, mbështetet në një premtim tjetër që ajo, ne emër të SHBA-ve, artikuloi pas ngjarjes tragjike në Elbasan. Ajo tha : ju nuk jini vetëm. Ne jemi me ju, me popullin shqiptar. Asgjë më shumë nuk duan shqiptarët këtë radhë. Të mos jenë vetëm dhe në dorë të Berishës, Metës, Bashës dhe paramilitarëve që duan të destabilizojnë këtë vend. E provuan njëherë kur amerikanët u larguan në vitin 1945.