Nga Mero Baze
Kush ja do të mirën edhe opozitës edhe Presidentit, për lehtësi duhet ta konsideroj të çmendur. Kështu e kemi më të lehtë të justifkojmë disa deklarata që as Enver Hoxha nuk I ka bërë për SHBA. Fjala vjen ai I tregoi SHBA se Shqipëria mund të lidhet dhe me Rusinë dhe Korenë e Veriut, po të jetë se SHBA I duket vetja vend I fort. Pra sipas tij “ka dhe të tjerë më të fort”.
Akuzoi SHBA për një plan sekret për vrasjen e tij dhe kërkoi që të vritej tek Mali me Gropa që të mos bënte dëm. Pra donte të mos bënte dëm I vdekur.
Paskësh pasur një gjyq mes tij dhe diplomatëve amerikan dhe ata I paskan thënë “ne dimë gjëra për ty”. Dhe ky këtu nuk ka duruar dot.
Pastaj u muar personalisht me ambasadoren Yuri Kim, ndërkohë që prej kohës, kur ishte ambasador James Jefri, ai ka qenë në konflikt me gjithë ambasadorët, me Xhefrin, Ëithers, Donald Lu, dhe së fundmi me Yuri Kim.
Sot vazhdoi sulmin ndaj SHBA duke e konsideruar atë si mbrojtëse të interesave të Serbisë, në raport me shqiptarët. Dmth SHBA që ka çliruar Kosovën dhe është partneri strategjik I Shqipërisë, sipas Ilir Metës bën lojën e serbëve.
Për gjithë këto arsye dhe për lehtësi arsyetimi, është mire të biem dakrod që presidenti është I mendur dhe kjo na lehtëson nga shumë telashe.
Por problem është se opozita po I del zot presidentit, çka dmth që po na imponon të votojmë një President të rrezikshëm. Ata jo vetëm që nuk e quajnë të çmendur, por nuk kanë guxuar të bëjnë asnjë deklaratë distancimi prej tij, sa u përket deklaratave dhe qëndrimeve të tij publike ndaj SHBA, në televizionin e djalit të Sali Berishës.
Lulzim Basha mjaftohet vetëm duke u distancuar prej tij në takime me diplomatë.
Sali Berisha I del zot dhe e përdor si leck për ato që nuk guxon ti thotë vet, por që i mendon.
Disa orë para zgjedhjeve, shqiptarët duhet të zgjedhin mes një koalicioni I cili ka në krye të vet, një presidnet, që u premton shqiptarëve më shumë për të hequr qafe SHBA nga Shqipëria, se sa Edi Ramën dhe një shumice tjetër luajale me Perëndimin, që u premton shqiptarve tu heq qafe Sali Berishën dhe Ilir Metën për ta bërë Shqipërinë normale.
Personazhi I madh I dytë identifkues I opozitës është Xhelal Mziu. 24 orë pas një vrasje makabër në Elbasan nga një komando në shërbim të një stukture terroriste të opozitës, Xhelal Mziu u filmua para qindar njerëzve duke u shpjeguar se PD ka ngritur një stukturë vrasësish, të cilëve u mjafton një telfonatë dhe ata I fusin plumbin si në Elbasan çdo të dyshuari. PD nuk bëri asnjë deklaratë distancuse nga Xhelal Mziu, përvecse I dha atij të lexonte një letër si njeri që rrezatonte firkën nga gërmat dhe trimërinë ndaj plumbave.
Deri në këto momente q ëpo shkruaj, opozita vazhdon të mbëhstes betejën e nesërme tek këta dy njerëz. Nuk ka asnjë zë kundër.
E gjithë fushata e Lulzim Bashës për tu dukur I qetë, I zakonshëm, I butë, dhe paksa naiv gafaxhi para shqiptarëve, tashmë është dominuar nga dy faktorë të tjerë, nga Ilir Meta dhe Xhelal Mziu.
Shqiptarët e pavendosur që ndoshta mund të votonin dhe PD, të mërzitur nga qeveria, këto dy ditët e fundit janë përballur me çmendurinë e Ilir Metës kundër SHBA në cilësin e liderit që po I del zot opozitës, dhe nga thirrjet për vrasje në emër të një organizate terroriste, nga një përfaqësues tjetër I opozitës, që të bind si njeri I pagdhendur, me një histori përbindëshi si dhunues i femrave të punësuara në bashkinë e tij, I cili dëshmon se opozita është përgatitur të vras këdo që e pengon në rrugën drejt pushtetit, që nga SHBA deri në Malet e Dibrës.
Çdo njeri që ka pak mëshirë për opozitën dhe humbjen e sigurt që i shkakton Ilir Meta me çmendurit e tij dhe Xhelal Mziu si qejfli vrasjesh, sot do tia lehëtësonte vetes vendimin për të votuar opozitën, së paku duke u distancuar prej tyre.
Asnjë zë kundër tyre nuk ka, çka do të thotë që kjo opozitë kërkon të votohet Ilir Meta dhe Xhelal Mziu, duke e quajtur Ilir Metën president normal, dhe Xhelal Mziun si prijës të 300 nuseve me duvak, që do vinë të pushtojnë Tiranën nga Dibra.
Të hënën mos ju turrni Lulzim Bashës si fajtor për humbjen e zgjedhjeve.
Faji I tij I vetëm është që nuk ka guxim të distancohet prej portretit të Ilir Metës dhe Xhelal Mziut . Por atë faj e ka secili opozitar mbi supe, secili gazetar pro opozitës, secili intelktual pro opozitës, pasi edhe disa orë para votimit, po na lënë të kuptojnë se heronjtë e opozitës që kërkojnë pushtetin, quhen Ilir Meta dhe Xhelal Mziu. Mbani “heronjtë” se pushtetn ka kush e mban.