Berisha: Ilir, ça na bane Ilir? Pse pi kur nuk e mban mutin?
Berisha: Çfarë ushtrie mor kaqol? Po ty nuk të pjerdh as Nikoja pe Korçe e as ai Kollçaku nga Skrapari që u bë me Edvinin. Le që ti nuk ke bërë as zbor.
Meta: Do luftoj vetë doktor. Ma ka mësuar xha Sulua.
Berisha: Kush Sulo? Xha Sulua, kapedani? Tani e gjete kohën të shohësh filma humoristik?
Meta: Jo jo, është Sulo Gradeci.
Berisha: Paske filluar shikon filma me partizanë domethënë. Po Sulua i mbante oturakun komandatit të dielave kur e kisha unë pushim. Sa di Tit Vasili të bëjë gjilpëra aq dinte Sulua nga lufta?
Meta: I thashë që mund të më gjuani me raketa tek Mali me Gropa
Berisha: Bravo. Shyqyr që nuk i ke thënë që ta terezisnin te Gjiri Lalzit se na merrje në qafë të gjithëve. Po i kërkove që ta nisnin nga ato inteligjentet që nuk gabojnë shumë metra?
Meta: Nuk e morrën seriozisht. Më kthyen si përgjigje një nga ato emojit që qesh dhe pastaj një tjetër që nxjerr gjuhën.
Berisha: Ça legenash. Do kishim një hero më shumë sot. Do ja valonim prapë një 14 shtator.
Meta: Po sikur të vrasim Tit Vasilin për atë punë? Dhe t’ia lemë amerikanëve? Dhe djegim edhe ambasaden e tyre me këtë rast.
Berisha: Or zotëri, ku dreqin e merr rakinë që pi? A e kontrollo se mos ta shet ai Rama dhe ka nitrat brënda?
Meta: Po pse doktor?
Berisha: E para nuk e beson njeri lajmin se amerikanët kanë vrarë Titin. E kujtojnë për barzaletë. E dyta, hiqe mendsh atë punën me djeg ambasada se na merr në qafë deri në brezin e shtatë. Fundja bëji nja dy vjet burg or djalë. Paret t’i ruaj unë.
Meta: Ta mendoj doktor. Vetëm se më kap të qarët. Eh sikur të kishim nja dy raketa si ai Kim Jong Uni i Koresë doktor!
Berisha: Shiko mos i prodhon në Skrapar, në Poliçan.
Meta: Nuk ka mbetur gjë aty doktor.
Berisha: Shiko ky, e mori megjithë mend. Të kthehemi tek burgu. Po ke frikë, ke edhe variantin e Mehmetit dhe ia lemë fajin Edvinit dhe plasim revolucionin. Mendoje dhe të marr nesër në telefon. Gjithsesi meqë e ke kruajtur vetë dhe i ke futur në mendje amerikanëve atë punën e raketës, mos hajde këndej nga Lalzi për nja një muaj. Se bën vaki e ma nisin mua dhe kërkojnë falje pastaj se ngatërruan adresë, siç e bënë me ambasadën kineze në Beograd, kur ishte lufta e Kosovës që pasi i poqën, thanë që kishin hartat e vjetra. Le që mirë që ma the se po iu nis edhe njëherë adresën time unë. Për siguri nisi edhe ti planimetrinë e vilës tënde bashkë me dhomën e gjumit dhe me 11 halet./dritare.net
O po që i ke rënë pikës.
O po rë lumtë dora.
Po pse nuk ke shenuar autorin e kesaje perle.
Hajde tallje bythe , hajde……
Na sollët në humor…