Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u është drejtuar me një letër krerëve të dy partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Letra vjen një ditë pas mbylljes së fushatës elektorale të 25 prillit.
Në letrën e tij, presidenti kërkon nga Basha dhe Kryemadhi që të angazhohen maksimalisht për të ndaluar dhe neutralizuar përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor.
“Këmbëngul në domosdoshmërinë e përkushtimit tuaj, për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor që nga fillimi i procesit të votimit, deri në përfundim të numërimit të votave”, shkruhet në letër.
Sipas Metës, përgjegjësia e kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj popullit shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues e shtetit të së drejtës. (Albanian Post)
Kjo komedi eshte e pa arriteshme