Koordinatori Politik i Qarkut Shkoder dhe njekohesisht kandidat per deputet i Partise Socialiste, me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka ndarë me ndjekësit e tij disa rreshta të një libri ku sipas tij, flasin shumë për të.
Beqaj më tej ka dhënë një mesazh për qytetarët të cilëve u ka kërkuar besimin, e më pas votën.
Potimi i plotë:
Mirëmrama,
Dua të ndaj me ju disa rreshta pasi jemi shumë pak orë larg heshtjes zgjedhore.
Kur vendosa të ulem të shkruaj ndër mend më erdhi libri i Thomas Mann “Mali i magjepsur” dhe dua të ndaj me ju pak rrjeshta që për mua flasim shumë.
“Të shkruarit mirë ishte pothuaj e njëjta gjë si të menduarit mirë dhe të menduarit mirë një hap e ndante nga të
vepruarit mirë. Çdo disiplinë morale, çdo përkryerje morale buronte prej shpirtit të dinjitetit njerëzor, që ka qenë shpirti lëvizës si i njerëzisë, edhe i politikës. Po, sepse ato kanë qenë gjithmonë njësh: një forcë e vetme, një ide e vetme dhe së bashku mund të kuptohen në një fjalë të vetme… Fjala ishte: qytetërim!”
Ma mirëkuptoni “drojen” të ndaj rrjeshta të menduar mirë si një garanci e të vepruarit mirë në raport me qytetërimin me emrin “Shkodër”, pasi Shkodra nuk është thjesht një qytet.
Më lejoni të ndaj me ju panoramën në sytë e mi.
Shkodra është një oaz intelektual. Në shumë pak metra gjen Fototeken “Marubi”, Gjuhadolin, shtëpinë e Idromenos, Koliqit, Rreshpjes, Gurakuqit, shtëpinë e Nan Terezës, Katedralen, shtëpinë e Shoqërisë “Bashkimi”, xhaminë “Ebu Beker”, shtëpinë e Migjenit, Kishën Ortodokse, Kolegjet Françeskan e Jezuit, teatrin “Migjeni”, shtëpinë e Oso Kukës, e Shirokajve, e Ramadan Sokolit, e Pashko Vasës e Dan Hasanit, kullën e Gjomarkve, xhaminë e “Plumbit” e varrezat e “Rrmajve”.
Ndër rrugicat e vogla të qytetit, vazhdon të gjesh oaze të Shkodrës, ku ndjehen në ajër jaret si mezzoopereta dhe lule vilet vazhdojnë të varen mbi dyert e drunjta si për të thënë që këtu vazhdon jeta.
E si aureolë e këtij qyteti vendoset krenare kështjella “Rozafat” e poshtë saj ndërtojnë simfoni Drini, Buna, Kiri e Liqeni i Shkodrës.
Të bekuar nga Zoti, të vendosur si një gjurmë e pazevendësueshme në histori dhe e investuar mençur nga brezat.
Më mirëkuptoni të them që ditët e mija të jetuara në Shkoder më kanë vënë përballë përgjegjësisë absolute politike në raport banorët, të cilëve ditët e këqija të historisë nuk i kanë hequr asnjë ashkël nga dinjiteti absolut që i përfaqëson.
Mirënjohje çdo shkodrani, të ri e të vjetër për çdo bisedë që kemi shkëmbyer.
Mirënjohje çdo socialisti shkodran për çdo hap të hedhur për Partinë Socialiste pasi keni qënë secili prej jush një burim frymëzimi, por edhe një faktor i pazevendësueshëm për rezultatet tona.
Unë, Ilir Beqaj, dua sot t’i them faleminderit çdo banori të Velipojës, Postrribës, Berdicës, Anës Malit, Gurit të Zi, Dajçit, Rrethinave, Shoshit, Shalës, Pultit, Malësisë të Madhe, Vau Dejsit, të Pukës e Fushë Arrezit për të gjithë energjinë pozitive dhe besimin që më keni dhënë mua dhe Partisë Socialiste.
E për ta mbyllur dua të ndaj një histori përsonale me një burrë të moshuar nga Dukagjini. Në një nga takimet e shumta, pasi diskutuam gjatë mu afrua dhe më tha;-“Më vjen mirë o bir që erdhe dhe nuk diskutuam për halle përsonale por për të gjet rrugë për probleme që zgjidhin jetesën e shumë familjeve.”
Kjo për mua përveçse surprizë ishte një leksion demokracie.
Ne duam besimin tuaj, dhe pastaj votën tuaj.
Dhe në emër të besimit ju ftoj që në 25 Prill të votoni Partinë Socialiste, numrin 12.
Mirënjohje pakufi.
Sinqerisht,
Ilir Beqaj
/b.h