Qytetari që u kap të enjten në Dibër me para për të blerë vota nuk është i Partisë Socialiste, por i LSI-së.
Kështu ka deklaruar Shtabi Elektoral i PS Dibër, në një informim për opinionin publik ditën e sotme.
PS Dibër informon se mbështet hetimin për zbardhjen deri në fund të ngjarjes, por shton se pas verifikimeve rezulton se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS.
Ai, sipas PS, është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.
“Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim,” përfundon deklarata.
Kujtojmë se dje, dy persona u ndaluan në hyrje të Maqellarës nga militantët e PD të kryesuar nga Xhelal Mziu. Në makinën e tyre u gjet një shumë prej rreth 7 milionë lekësh që dyshohet se do i përdornin për të blerë vota.
/a.r
Tani pas pilafit u kujtuat ju debilat e Peshkepise per te deklaruar.Jeni morra qe te gjithe .Motrat e grate partive politike ku ti kene
Ilir Meta po Ben namin neper Shqiprie duke bler vota nga ana tjeter Lulzim Basha Ka krijuare gupe paramilitaresh çë të vrasin njerze dhe te Ben terrore Kjo eshte e pa pranushme