Një debat është zhvilluar mes gazetares Klodiana Lala dhe analistit Mustafa Nano në TPZ lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani.
Pjesë nga biseda:
Mustafa Nano: Që nga momenti që ndodhi kjo ngjarje, kam vënë re përpjekjet e shumë njerëzve, përfshirë edhe ty Klodi, për të kriminalizuar atë që ka humbur jetën. Për të heroizuar autorin e viktimës. I’u përmend biografia.
Klodiana Lala: Do të ndërhyj këtu. Nuk është e vërtetë që po amnistoj vrasjen dhe po bëj hero Arbër Paplekën. Unë fola për karrierën e tij, për të kuptuar opinioni, që ky zotëria, në këndvështrimin tim, duke qenë njohës i përdorimit të armës, ka patur një arsye shume të fortë për ta nxjerrë atë nga brezi. Nuk po kriminalizoj të ndjerin. Po them fakte të provuara nga shumë burime.
Mustafa Nano: Ne kemi shpikur rolin e reporterin që thotë edhe dyshimet që ka.
Klodiana Lala: Kam qenë me orë të tëra në Elbasan dhe unë po sjell fakte.
Mustafa Nano: Kujt i plasi për dyshimet e tua?
Klodiana Lala: Unë nuk të fyej edhe për shkak të moshës. Në terren është ndryshe. Kam parë ulërima, njerëz që përpiqen të mbulojnë të vërtetën. Dënoj të dyja partitë, përfshirë edhe PD që ka ngritur strukturë që nuk është fare punë e tyre, por punë e policisë.
Mustafa Nano: Klodi e di që kam ikur nga studio e debateve për një arsye se nuk dua të bëj ketë që po bëjmë tani. Kjo përpjekje, e kam vënë re gjithandej. Në Amerikë u vra George Floyd. Biografia e tij nuk ishte e mirë, por kur u vra nuk u mor njeri, sot i kanë vënë edhe emër rruge. Pse? Sepse u paraqit si një simbol i caktuar. U dënua polici, edhe pse kishte alamet biografie. Çfarë rëndësie ka biografia?
Klodiana Lala: Unë si gazetare kronike, isha në vendin e ngjarjes, mu tha nga policia, që Xhuvani ishte me njerëz të armatosur, duhet ta fsheh këtë fakt?
Mustafa Nano: Nuk po të vë në bankën e të akuzuarve.
g.kosovari