Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte se nuk do të ndërtojë një qeveri nga halli. Kreu i qeverisë tha se “nëse Partia Socialiste nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam” duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Fevziu se çfarë do të ndodhë pas 25 Prillit nëse ai humb.
Edi Rama: Mua nuk më intereson në asnjë formë pushteti apo politika që nuk lidhet me një fitore dhe me një mandat të qartë sepse unë nuk hyj tek ata që i kemi parë, Saliu është i fundit, por historia e shqiptarëve ka pasur shumë kasapë që për pushtetin merrnin jetë njerëzish, për karrigen bënin gjithçka dhe shpërfytyroheshin. Unë këtë mandat e kërkoj sepse besoj se janë vitet ku mund të ngjitemi në atë majë ku gjenerata jonë ka misionin ta çojë Shqipërinë. Kemi gjithë këto projekte që janë të kryera, që janë të financuara me kompani që dihet kush janë dhe punojnë. Kemi katër porta nga qielli dhe nga deti, kemi mundësinë ta bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë. Kemi mundësi të mbyllim reformën dhe sistemin e administratës shtetërore në telefon. Kemi mundësinë të çojmë mbi 1 mld eksportet bujqësore. Këto na japin një tjetër Shqipëri. Nëse unë marr mandatin për këto, unë jam. Nëse unë nuk marr mandat për këto, unë s’jam. Pastaj vazhdojnë të tjerët.
Blendi Fevziu: Vetë s’je, por zotin Basha nuk do ta lesh?
Edi Rama: Ka dy lloj liderash kryeministrash…
Blendi Fevziu: Do iki tha po humba…
Artan Hoxha: Nuk do ushtroni më as mandatin e deputetit?
Blendi Fevziu: Ai thotë do iki, ç’rëndësi ka që thotë se do rri deputet
Edi Rama: Ka dy lloj liderash, kryeministrash, presidentësh, politikanësh. Ata që pushtetin e kanë qëllim dhe ata që e kanë qëllim pushtetin, ata të vrasin. Rrotullohen që të rrinë aty. Ata nuk kanë din e iman dhe e kanë vendin plaçkë. Ka dhe nga ata, janë më pak ata, por që pushtetin e kanë mjet. Mua më duhet mandati i tretë si mjet për t’u ngjitur më lart.
Blendi Fevziu: Kë quani humbje ju për ju? Cili është kufiri që ju largon nga kreu i PS-së.
Edi Rama: Çfarë po diskutojmë tani. Nëse Partia Socialiste nuk ka një mandat të qartë, unë nuk jam.
Blendi Fevziu: Që do të thotë që edhe 70-70 nuk jeni?
Edi Rama: Në qoftë se unë duhet të ndërtoj një shumicë qeverisëse nga halli, unë nuk jam.
Blendi Fevziu: Lëre pra tani se e bëri deklaratën.
Artan Hoxha: Nëse nuk keni 71 vota nuk do jeni më kryetar i PS-së? Keni ndryshuar statutin dhe nuk ikni nga kryetar nëse dilni parti e parë.
Edi Rama: Ka të drejtë. Ai shyqyr që u normalizua. Është një nga njerëzit që mund të bësh debatet më të bukura kur është normal. Apo deshe të zëvendësosh Artan Hoxhën e krimeve.
Artan Hoxha: Ai është heroi juaj, pse e keni zhvleftësuar?
Edi Rama: Keni shumë të drejtë. Unë dhe unë besoj që norma në demokraci është që partia e parë është partia fituese. Pra ti mund të marrësh 67. Tjetri nmund të marrë 62. LSI-ja 3-4 dhe mund të ketë ca të tjera. Kryeministri që ka numrin më të madh siç janë plot. Ai figura atje, në Hagë, e ka mandatin e katërt. Ai merr 23% dhe ka 43 parti atje dhe ai rri rrotullon ata. Janë tipa politikanësh që e bëjnë. Nëse unë nuk kam mandatin e qartë për të bërë realitet projektin dhe për t’ju thënë shqiptarëve më jepni 4 vjet t’u jap një Shqipëri tjetër bazuar në këto që po flasim dhe një Shqipëri tjetër në sensin që brenda kësaj dekade të bëhemi kampionë në Ballkan, unë nuk ja.
Blendi Fevziu: Ikën në shtëpi?
Edi Rama: Po. Ti realizon ëndrrën Rama ik. E realizove, iku.